Bota

Ushtria serbe nuk i bindet Vuçiç, kundërshton urdhërin për ndalimin e protestave

11 Korrik 2020, 10:40 Nga DOSJA
Ushtria serbe nuk i bindet Vuçiç, kundërshton urdhërin

SERBI-Ushtria serbe ka dalë kundër urdhërit të presidentit Aleksandër Vuçiç, për ndalimin e protestave në Beograd. Mësohet se refuzimi ka ardhur nga Brigada e 63-të e Parashutistëve, raporton Nova.rs.

Ndërkohë në Beograd është shënuar nata e tretë e protestave të dhunshme. Policia është përplasur sërish me protestuesit. Gjatë konfliktit me protestuesit, policia ka përdorur sërish gaz lotsjellës.

Protestuesit ndërkohë vijojnë të kundërshtojnë urdhërin e autoriteteve për të ndaluar grumbullimet e njerëzve. Sërish ata sulmuan godinën e parlamentit dhe tentuan të futen brenda.

Prej tre ditësh në Serbi janë mbajtur  protesta masive e të dhunshme ku qytetarët  sulmuan edhe Kuvedin në Beograd, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Presidentit Vuçiç për rikthimin e kufizimit të orareve. Megjithatë dy ditë më parë Vuçiç u tërhoq nga vendimi për riizolimin e vendit për shkak të rritjes së shifrave të COVID-19. Pavarësisht vendimit të Vuçiç, protestat nuk kanw ndalur. Lideri  serb, sa u përket protestave tha se po zhvillohen me qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protestat ne beograd ushtria serbe nuk i bindet vucic protestat ne beograd ushtria serbe nuk i bindet vucic

Sondazh

Poll

Bota 11 Korrik 2020, 06:14

SHBA-Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënie...