Politike

Ndalimi i koalicioneve&listat e hapura/ Hajdari: Kriminelët në Kuvend i sollën kryetarët, vitin tjetër jam në garë,

11 Korrik 2020, 10:01 Nga DOSJA
Ndalimi i koalicioneve&listat e hapura/ Hajdari: Kriminelët në

TIRANË- Rudina Hajdari ka zhvilluar një konferencë me gazetarët pas miratimit në Komisionin e Ligjeve të paketës me ndryshimet kushtetuese që sjellin listat e hapura, pragun 5% për partitë e vogla dhe ndalimin e koalicioneve. Teksa gazetarët e pyetën deputeten lidhur me ndalimin e koalicioneve, dhe me faktin se a janë duke i shërbyer kryeministrit Edi Rama deputetët e opozitës së re, Hajdari zgjodhi të përgjigjej me video të vjetra të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Hajdari tha se Basha premtoi më 2017, se zgjedhjet e 2021 do të realizoheshin me lista të hapura por nuk e mbajti fjalën. Ajo foli edhe për zgjedhjet e vitit 2021 dhe tha se do të jetë në garë, teksa la të kuptohej se është gati drejt finalizimit të një partie të re politike të drejtuar prej saj. Deputetja doli kundër pragut 5% pasi sipas saj është i lartë dhe do të negociohet për të arritur në 3%.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndalimi i koalicioneve rudina hajdari ndalimi i koalicioneve rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 10 Korrik 2020, 20:17

TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi është shprehur se ka qenë ai që e ka dalluar se firma që kishte vendosur Kostaq Papa për Paketën me ndryshime Kush...