“Sjellin problematikët dhe njerëz me muskuj e para”/ Sot u konfirmuan listat e hapura nga PS-ja, por si i kundërshtonte G
TIRANË– Ditën e sotme, Partia Socialiste doli pro listave të hapura. Në një seancë të beftë, Komisioni i Ligjeve me një votim të dyshimtë ka hedhur poshtë marrëveshjen e 5 qershorit.
Maxhoranca mbështeti opozitën e re, dhe votoi paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla.
Çuditërisht, ky vendim erdhi në mënyrë të papritur ku vetëm në muajin që lamë pas, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në takimet me Këshillin Politik, është shprehur totalisht kundër listave të hapur.
Në intervistën e dhënë më datë 9 qershor, Gjiknuri u shpreh se këto lista do të sillnin vetëm njerëz ‘problematikë’, me para e ‘me muskuj’.
“Nuk i takon mazhorancës që të imponojë sistemin. Listat e hapura kanë dy veti negative: Elitat do t’i godasin. E pamë katalogun te PD. E dyta, mund të ndodhë që personazhe me para edhe muskuj të jenë fitues. Kujtoni këshilltar bashkiakë kur kishin marrëveshje,”- u shpreh Gjiknuri një muaj më pare.
10 ditë pas kësaj interviste, i ftuar në studion e “Kapital”, Gjiknuri përsëriti të njëjtën gjë.
“Opozita brenda në Parlament ka insistuar tek listat e hapura. Ne si mazhorancë nuk kemi qenë për lista të hapura. Mund të vijë një moment kur do të pendohen për listat e hapura. Shiko Kosovën, si zhvillohen zgjedhjet në Kosovë. Do të degradohej menaxhimi, do të jetë një korrupsion i mirëfilltë, do të hyjnë njerëzit më problematikë që nuk do jua marrë mendja, Demokracia popullore sjell edhe produkte që nuk pëlqehen. Kjo sjell destabilitetin. Kosova nuk bën dot qeveri. Ne nisemi vetëm nga një situatë e caktuar politike,”- tha Gjiknuri ndër të tjera.
Tashmë, drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.
Vetë Gjiknuri nuk ka reaguar fare ditën e sotme, por gjithsesi Partia Socialiste ka ndryshuar mendim në lidhje me listat e hapura, gjë që u konfirmua edhe nga votimi në Komisionin e Ligjeve.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Plas sherri në PD/ Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë përplas kreun e selisë blu në Devoll me ish-drejtorin Hajdërl
DEVOLL– Kandidaturat e propozuara për t’u përfshirë në listën garuese në zgjedhjet e vitit 2021 ka sjelle debate të forta breda Partisë Demokratike. Konkretisht...
“Na hoqën tabelat greke”/ Kryebashkiaku i Finiqit i ankohet ambasadorit, Zingraf: Më vjen keq…s’duhet të ndodhë më
SARANDË– Kryetari i bashkisë Finiq Kristaq Kiço, i është ankuar ambasadorit gjerman Peter Zingraf për heqjen e tabelave në zonë në gjuhën grek...
Situata e rënduar, Meta thirrje të fortë: Qytetarët të respketojnë masat kundër COVID-19, duhen mbajtur maskat
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një reagim në mediat sociale ka kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e masave dhe mbajtjen e maskave. Meta shk...
Meta ‘zbut’ tonet me maxhorancës, dekreton 3 ligje: Shkohet në përputhje me frymën e Bashkimit Europian
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot se ka dekretuar tre ligje. Në një njoftim për mediat nga Presidenca bëhet me dije se ka dekretuar ligjin nr. ...
Gazeta serbe publikon detaje nga marrëveshja për shkëmbimin e territoreve: U angazhuan 9 aktorë, mes tyre Soros e Rama
SERBI- Gazeta beogradase Danas, nëpërmjet një shkrimi special për ideatorët e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka zbuluar edhe emrat e tyre, du...
PS vijon “luftën” me Metën, të hëhën mblidhet Komisioni për Shkarkimin e Presidentit
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë pas një periudhë disa mujore heshtje ka rikthyer edhe njeherë në vëmendje çështjen e Shkarkimit të Presidentit Ilir Met...
Raporti i KE: Shqiptarët mbajnë numrin më të lartë për migracion në rajon, duhen më shumë përpjekje në luftën kundë
BRUKSEL- Komisioni Eropian ka prezantuar sot raportin për Shqipërinë për periudhën 2018-2019, ku janë adresuar çështje si riatdhesimi, migracioni i palig...
Basha zbulon ‘shkeljen’ e Ramës në marrëveshjen e 5 Qershorit: Përjashton ndryshimin e njëanshëm të sistemit zgjedhor
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qartësuar sot marrëveshjen e 5 qershorit të firmosur me Partinë Socialiste në 5 qershor. Në një konfer...