Politike

10 Korrik 2020, 20:17 Nga DOSJA

TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi është shprehur se ka qenë ai që e ka dalluar se firma që kishte vendosur Kostaq Papa për Paketën me ndryshime Kushtetuese, nuk ishte vërtetë e Papës.

I ftuar në studion e FaxNews, Alimadhi tha se ka kërkuar mbledhje sepse ka vënë re që shumë prej firmave që ishin në atë listë, nuk përputheshin me atë të deputetëve në të vërtetë.

Nuk e kam akuzuar Murrizin, kam kërkuar në mbledhjen e përbashkët, sepse në listë ka firma që nuk përputhen. Duke e parë listeën kam thënë që kjo nuk është lista e filan deputeti (Kostaq Papës) . Me vjen keq që Murrizi hyn në këtë proces. Z. Murrizi të ndjekë procedurat e tij dhe jo të bëhet pjesë të thirr deputetëve për firmën e tij nëse janë reale apo jo firmat,”– tha Alimadhi.

Ditën e sotme, votimi i Paketës ndryshime Kushtetuese, ku përfshihet edhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, listat e hapura dhe pragun elektoral për partitë e vogla në 5% u shoqërua me replika.

Deputetët e opozitës së re nuk ishin të sigurtë se kush ishte deputeti që ka votuar në emër të Kostaq Papës. Në fund, Papa tha se do të votojë prapë me dorën e tij, pasi më herët i dhimbte dora.

Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë ka hedhur poshtë marrëveshjen e 5 qershorit.  Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik alimadhi kostaq papa ligjet pranojne listat e hapura myslim murrizi ndalimi i koalicioneve adriatik alimadhi kostaq papa ligjet pranojne listat e hapura myslim murrizi ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll

Politike 10 Korrik 2020, 17:55

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i është përgjigjur sërish Lulzim Bashës, i cili zbuloi një marrëveshje të fshehtë që i ishte propozuar pak muaj...