Politike

Listat e hapura/ Rudina Hajdari nxjerr pamjet: Lulzim Basha ua premtoi demokratëve në 2017, opozita do t’i rreshtojë të gj

11 Korrik 2020, 09:51 Nga DOSJA
Listat e hapura/ Rudina Hajdari nxjerr pamjet: Lulzim Basha ua premtoi

TIRANË- Rudina Hajdari, deputete ka dalë në një deklaratë për mediat një ditë pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve të Ndryshimeve Kushtuese që ndalojnë koalicionet, sjellin listat e hapura dhe vendosin pragun 5% për partitë e vogla. Hajdari thotë se Basha e ka patur premtim fushate në vitin 2017 vendimin për të hapur listat, por nuk e mbajti fjalën para qytetarëve.

Që në 2017 kur PD po bënte fushatën e saj elektorale, ka qenë një premtim i bërë nga kryetari Basha për të patur listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme. Ua premtoi qindra mijëra demokratëve se lista do të zgjidhej nga qytetarët e jo nga kryetarët. Ai u zotua bashkë me mua dhe shumë të tjerë, një zotim që unë e mora seriozisht. Shiheni vetë me video, (nxjerr Bashën teksa premton hartimin e listave nga qytetarët). Ka ardhur koha që qytetarëve shqiptarë t’ju mbahen premtimet dhe të mos mashtrohen më nga politikanët shqiptarë. Unë dua që përmes kësaj konference dhe rrugëtimit që kam bërë deri më tani, t’ju them qytetarëve se ajo që kërkoj është ajo që duhet për ta. S’dua t’ju them që jam në parlament nga një listë e mbyllur si vajza e Azem Hajdarit, por si Rudina Hajdari. Kjo iniciativë në çdo vend të botës do të ishte marrë seriozisht. Dhe u mor nga unë si deputete. Tani kërkojnë që të rreshtohen të gjithë si kukulla pas tyre që të vijnë në pushtet.”,-tha Hajdari. 

Konferenca e Hajdarit u zhvillua një ditë pasi Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit.  Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë, ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se Rama i ka propozuar pazar, (njëri kryeministër, tjetri president) që të ndaloheshin koalicionet.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike listat e hapura ndalimi i koalicioneve rudina hajdari listat e hapura ndalimi i koalicioneve rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 10 Korrik 2020, 20:17

TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi është shprehur se ka qenë ai që e ka dalluar se firma që kishte vendosur Kostaq Papa për Paketën me ndryshime Kush...