Masakra e Srebrenicës, Bushati: Tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave shkon në të kundërt
11 Korrik 2020, 08:10Nga DOSJA
TIRANË -Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka nderuar kujtimin e viktimave të masakrës së Srebrenicës, të kryer në Bosnje nga forcat serbe. Sipas Bushatit, tentativat për të vendosur shenja barazie mes xhelatëve dhe viktimave pas luftës, shkon në drejtim të kundërt me ndërtimin e paqes në rajon. Më tej ai ka shtuar, se pajtimi pas luftës kërkon respekt dhe kjo është e vetmja garanci që krimet nuk do të përsëriten.
Postimi i plotë
25 vjet më parë bota u bë dëshmitare e një mizorie të turpshme e të paparë në tokën europiane, që prej Luftës së Dytë Botërore. 8372 boshnjakë humbën jetën në Srebrenicë, si rezultat i fushatës genocidiste të forcave serbe. Në këtë ditë reflektimi, nderojmë kujtimin e viktimave të genocidit në Srebrenicë, por edhe viktimat e tjera që i janë nënshtruar mizorive masive, për shkak të identitetit të tyre. Kultura mbizotëruese e mohimit dhe revizionimit të historisë, tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave, shoqëruar me tentativat për marrëveshje për amnestimin e krimeve të luftës, shkojnë në drejtim të kundërt me ndërtimin e paqes së qëndrueshme, procesin e pajtimit dhe rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor. Pajtimi në epokën e pasluftës kërkon respekt dhe ndjeshmëri për të kaluarën, të mbijetuarit dhe familjet e tyre. Kjo është e vetmja garanci për mospërsëritjen e mizorive të së kaluarës dhe ndërtimit të shoqërive paqësore, gjithpërfshirëse dhe të drejta.
Mbi 8 mijë burra, djem dhe gra boshnjake u vranë në atë që njihet si Masakra e Srebrenicës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 korrik të vitit 1995. Gjenocidi që pati për objektiv popullsinë myslimane të vendit, u krye nga forcat serbo-boshnjake, edhe me ndihmën e ish-Jugosllavisë. Trupat e viktimave u hodhën nëpër varre masive dhe pyjet përreth dhe identifikimi i tyre vazhdon edhe sot.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se 25 vite më parë në Masakrën e Srebenisës ndodhi një gjenocid i një shkalle të paprecedentë. Presidenti thekson...
TIRANË– Ditën e sotme, Partia Socialiste doli pro listave të hapura. Në një seancë të beftë, Komisioni i Ligjeve me një votim të dyshimtë ka hedhur poshtë ...
Politike10 Korrik 2020, 20:17
TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi është shprehur se ka qenë ai që e ka dalluar se firma që kishte vendosur Kostaq Papa për Paketën me ndryshime Kush...
DEVOLL– Kandidaturat e propozuara për t’u përfshirë në listën garuese në zgjedhjet e vitit 2021 ka sjelle debate të forta breda Partisë Demokratike. Konkretisht...
SARANDË– Kryetari i bashkisë Finiq Kristaq Kiço, i është ankuar ambasadorit gjerman Peter Zingraf për heqjen e tabelave në zonë në gjuhën grek...
Politike10 Korrik 2020, 17:55
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i është përgjigjur sërish Lulzim Bashës, i cili zbuloi një marrëveshje të fshehtë që i ishte propozuar pak muaj...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një reagim në mediat sociale ka kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e masave dhe mbajtjen e maskave. Meta shk...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot se ka dekretuar tre ligje. Në një njoftim për mediat nga Presidenca bëhet me dije se ka dekretuar ligjin nr. ...
SERBI- Gazeta beogradase Danas, nëpërmjet një shkrimi special për ideatorët e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka zbuluar edhe emrat e tyre, du...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë pas një periudhë disa mujore heshtje ka rikthyer edhe njeherë në vëmendje çështjen e Shkarkimit të Presidentit Ilir Met...