Politike

Basha akuzon Ramën për zhvatjen e bizneseve: U vjedh 32 ditë në vit për të paguar 35 lloje të ndryshme taksash

11 Korrik 2020, 09:44 Nga DOSJA
Basha akuzon Ramën për zhvatjen e bizneseve: U vjedh 32 ditë

TIRANW-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po zhvat bizneset. Kryedemokrati i është referuar të dhënave nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, duke shtuar se sistemi i taksimit aktual i vjedh bizneseve 32 ditë në vit për të paguar 35 lloje taksash. Më tej ai shprehet, se me planin e tij , me taksën e sheshtë 9% Shqipëria do shndërrohet në një vend tërheqës për të punuar.

Postimi i plotë

Të punosh dhe bësh biznes në Shqipëri është një luftë e përditshme me qeverinë dhe zyrtarët e korruptuar. Sistemi që RAMAVIRUSI ka ngritur për të zhvatur bizneset, u vjedh atyre 32 ditë në vit për të paguar 35 lloje të ndryshme taksash dhe tarifash. Kjo llogari e publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, fakton sa i drejtë është vendimi ynë për të ndryshuar këtë sistem mbytës për ekonominë e çdo familje. Me taksën e sheshtë 9 %, me një sistem taksimi të unifikuar, të lehtë dhe të parashikueshëm, do ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend tërheqës për të punuar, investuar dhe bërë biznes. E dimë që vendimet tona shkojnë kundër interesave të një grushti njerëzish të lidhur me pushtetin personal të Edi Ramës, por ne do t’i marrim këto vendime për ta pastruar ekonominë nga RAMAVIRUSI dhe për ta çliruar shumicën absolute të shqiptarëve nga depresioni dhe kriza RAMA. Ekonomia nuk do të punojë për të pasuruar qeveritarët dhe klientët e tyre, por do të prodhojë mirëqenie, duke hapur vende të reja pune. Ndryshimin nuk ka forcë ta ndalë askush!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulizm basha rama zhvat bizneset lulizm basha rama zhvat bizneset

Sondazh

Poll

Politike 10 Korrik 2020, 20:17

TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi është shprehur se ka qenë ai që e ka dalluar se firma që kishte vendosur Kostaq Papa për Paketën me ndryshime Kush...

Politike 10 Korrik 2020, 17:55

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i është përgjigjur sërish Lulzim Bashës, i cili zbuloi një marrëveshje të fshehtë që i ishte propozuar pak muaj...