Sport

VIDEO/Reali merr fitoren e tetë radhazi, por gjesti i Bale acaron tifozët, uellsiani ironi me Zidane dhe…

11 Korrik 2020, 09:31 Nga DOSJA
VIDEO/Reali merr fitoren e tetë radhazi, por gjesti i Bale acaron

SPANJË– Reali i Madridit vrapon drejt titullit kampion, pasi mbrëmjen e sotme mposhti me rezultatin 2-0 Deportivo Alavesin, duke regjistruar fitoren e tetë radhazi, në po kaq ndeshje të zhvilluara që prej rifillimit të kampionatit. Sigurisht një sukses i tillë ka kënaqur trajnerin e skuadrës Zinedine Zidane, por jo Gareth Bale.

Ky i fundit e gjen mënyrën për të treguar se nuk është i interesuar për madrilenët. Këtë herë nuk është larguar me makinë për të shmangur disa minuta nga takimi me Alaveshin, por maskën e mbrojtjes e ka përdorur për të dremitur pak gjatë takimit.

Sigurisht që kjo sjellje i ka irrituar shumë tifozët e Realit që janë disi të mësuar me bëmat e Gareth Bale. Por këtë herë limiti është tejkaluar ndjeshëm dhe ndarja në merkaton e verës është e pashmangshme. Uellsiani nuk është aktivizuar për asnjë minutë ndaj Alaveshit dhe për këtë arsye ka reaguar në këtë mënyrë, ndërsa ka bërë edhe buzëqeshje ironike kur Zidan përdori edhe zëvendësimin e fundit, për të mos e aktivizuar sërish Bale.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gareth bale real madrid zidane gareth bale real madrid zidane

Sondazh

Poll

Sport 10 Korrik 2020, 20:27

Zhbllokohet derbi, një brazilian nderon Partizanin

Pas 77 minutave lojë ka ardhur goli i parë në derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, që po luhet në këto momentë në stadiumin kombëtar “Air Albania”.Pjesa e pa...