Sport

Anglia po humbet heronjtë e Botërorit 1966, ndahet nga jeta një tjetër legjendë

11 Korrik 2020, 09:17 Nga DOSJA
Anglia po humbet heronjtë e Botërorit 1966, ndahet nga jeta një

ANGLI-Futbolli anglez humbet një tjetër legjendë, një futbollist që ka shkruar historinë dhe që është shpallur kampion bote me Anglinë në vitin e largët 1966. Jack Charlton, ish-lojtari i Leeds dhe Anglisë, i cili luante si mbrojtës, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Një vit më parë ai zbuloi se kishte një sëmundje të rëndë, ndërkohë që po luftonte edhe me sëmundjen e dementias, që prek shpesh sportistët për shkak të goditjeve në kokë.

Në vitin 1966 ishte pjesë e Anglisë, që u shpall kampione bote. Charlton punoi më pas edhe si trajner, duke pasur sukses me klube si Sheffield Ëednesday, Middlesbrough dhe Neëcastle.  Ai drejtoi edhe kombëtaren e Irlandës, që e çoi për herë të parë në finalet e EURO 1988. Jack Charlton qëndroi në stolin e përfaqësueses Irlandeze të Futbollit për një dekadë deri në vitin 1996 dhe kjo ishte eksperienca e fundit e tij si trajner.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport angli boterori jack charlton angli boterori jack charlton

Sondazh

Poll

Sport 10 Korrik 2020, 20:27

Zhbllokohet derbi, një brazilian nderon Partizanin

Pas 77 minutave lojë ka ardhur goli i parë në derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, që po luhet në këto momentë në stadiumin kombëtar “Air Albania”.Pjesa e pa...