Sport

Dëmtim për tri javë dhe humb sezonin, Real Madrid pa një titullar në luftën për titull

10 Korrik 2020, 18:54 Nga DOSJA
Dëmtim për tri javë dhe humb sezonin, Real Madrid pa një

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, duhet ta mbyllë sezonin para kohe për shkak dëmtimi. Gazeta “Marca” raporton lojtari brazilian nuk do të kthehet në fushën e blertë, pas dëmtimit në këmbën e majtë.

Rikuperimi shkon rreth tri javë kohë, kështu që ky sezon mund të konsiderohet i mbyllur për të.

Real Madridi është shumë pranë titullit kampion, por Marcelo gjithnjë mbetet lojtar i rëndësishëm për skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane. Do të jetë interesante të shohim se si do të jenë “Los Blancos” pa yllin Marcelo në fushë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport marcelo mbrojtesi real madrid marcelo mbrojtesi real madrid

Sondazh

Poll