Sport

Barcelona shet dy mbrojtës për të shtuar buxhetin e merkatos, zbulohen emrat

10 Korrik 2020, 17:04 Nga DOSJA
Barcelona shet dy mbrojtës për të shtuar buxhetin e merkatos,

Radio Catalunya raporton se Barcelona po mendon shitjen e dy mbrojtësve. Klubi katalanas nuk i ka më në plane lojtarët Jean Clair Todibo dhe Moussa Wague.

Ata kanë qenë të huazuar te Schalke dhe Nice, por pa mundur të tregojnë se vlejnë aq sa për të vijuar më tej në “Camp Nou”. Për të blerë, Barcelona duhet të shesë.

Duke qenë se Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele dëmtohen shpesh dhe nuk japin garanci, katalanasit duan të shesin dyshen Todibo-Wague për të pasur një buxhet.

Duhet parë se çfarë ofertash do të marrë klubi, sepse deri tani nuk është se ka patur ndonjë gjë konkrete.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona mbrojtes merkato barcelona mbrojtes merkato

Sondazh

Poll