Sport

De Biasi rikthehet trajner, merr kombëtaren e radhës me disa rregulla speficike

10 Korrik 2020, 15:59 Nga DOSJA
De Biasi rikthehet trajner, merr kombëtaren e radhës me disa rregulla

Gianni De Biasi është gati për t’u rikthyer si trajner. Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, me të cilin realizuam ëndrrën Euro 2016, do të marrë drejtimin e Azerbajxhanit.

Italiani ka pasur një bisedë me drejtuesit e federatës azere, të cilët duan t’i besojnë kombëtaren e vendit të tyre.

“Duke marrë parasysh situatën e lidhur me pandeminë, duhet të nënshkruhet një marrëveshje me trajnerin Gianni De Biasi, i cili do të emërohet kryesues i ekipit kombëtar nëse ai pranon kushtet e veçanta të vendosura në kontratë”, është thënë sot në asamblenë e Komitetit Ekzekutiv të Federatës azere me FIFA-n.

Bisedimet për përcaktimin e kushteve të marrëveshjes do të vazhdojnë nëse arrihet një shumicë votash në Komitet. Po mendon edhe kushtet e veçanta të kontratës, si rreziqet financiare që federata do të ketë në rast se shtyhen ndeshjet ndërkombëtare për shkak të pandemisë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport azerbajxhan de biasi fifa azerbajxhan de biasi fifa

Sondazh

Poll