Politike

Rama drejt ndalimit të koalicioneve, Ligjet miratojnë në parim Paketën me Ndryshimet Kushtetuese, akuza për falsifikim firm

10 Korrik 2020, 09:44 Nga DOSJA
Rama drejt ndalimit të koalicioneve, Ligjet miratojnë në parim

TIRANË– Miratohet me 16 vota pro paketa me ndryshime kushtetuese, propozuar nga opozita e re. Vendimi u mor pas 2 orësh gjatë Komisionit të Ligjeve, ku pas diskutimeve u miratuan kërkesat e bëra nga opozita për: hapje të listave, pragun zgjedhor 5% dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. I vetmi që votoi kundër ishte kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ndërsa vota abstenim nuk kishte. Por, nuk kanë mjaftuar 16 votat. Deputetët e opozitës së re, akuzuan njëri-tjetrin për falsifikim firmash. Konkretisht, deputeti Adriatik Alimadhi akuzoi deputetin Kostaq Papa, se ka lejuar dikë tjetër që të votojë në vend të tij. Ndërkohë që “skena u mbulua menjëherë me ndërhyrjen e Vasilika Hysit dhe Myslym Murrizit, të cilët morën në mbrojtje votën e dyshimtë të Papës. Vetë deputeti tha se do të votojë sërish për të bindur të gjithë se është pro ndryshimeve Kushtetuese. 

 

Lufta e manovrave… si u manipulua opozita dhe ndërkombëtarët me 6 votat e të larguarve?!

Që prej nisjes së diskutimit për ndryshimet Kushtetuese, maxhoranca ka qenë pro ndryshimeve të propozuara nga Myslym Murrizi. Përballë këtyre ndryshimeve ka qenë opozita PD-LSI, por edhe ndërkombëtarët. PD e LSI kanë kundërshtuar me forca manovrat për ndalimin e koalicioneve zgjedhore, që nëse miratohen në Kuvend, atëherë PS dëshiron të mos lejojë epërsinë e një koalicioni të madh opozitar që i shkatërron ëndrrën për një mandat të tretë elektoral. Prapa kostumit të Myslym Murrizit dhe kërkesës për lista të hapura, u fsheh projekti për koalicione parazgjedhore, por që tashmë do të jetë zyrtarisht brenda në Kuvend.

Në kohën kur komisioneri për Zgjerimin, Oliver Vardelyui bënte thirrje që e vetmja marrëveshje që duhet të kalojë në Kuvend është marrëveshja për të cilën PS e PD ranë dakord më 5 qershor në Këshillin Politik. Por, duket se kulisat kanë qenë më të fshehta, pasi, dje nga kahu i opozitës së re, gjashtë deputetë vendosën të bashkonin votat për të votuar draftin e Këshillit Politik, duke u shprehur se po kontribuonin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian duke marrë parasysh se kalimi i “Zgjedhores” ishte një prej 15 kushteve të vendosura. Depuetët që u larguan dje nga “gjiri” i opozitës parlamentare ishin:  Artur Roshi, Besnik Troplini, Fationa Dhimitri, Suzana Topi, Lefter Maliqi dhe Gjetan Gjetani. Në momentin që u duk se opozita e re do të tërhiqet nga këto ndryshime, tanimë ato janë më shumë realitet se kurrë, dhe me një mbështetje të plotë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. 

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik alimadhi klotilda bushka myslim murrizi nisma e opozites se re adriatik alimadhi klotilda bushka myslim murrizi nisma e opozites se re

Sondazh

Poll

Politike 9 Korrik 2020, 20:31

TIRANË– “Po doja të bëhesha gazetare dhe isha reporterë”, tregon ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim në “Real Story” në News24. Një intervistë për të folu...