Politike

0.075=7.5 euro? Pasi lëshoi ‘perlën’ në Kuvend, ministrja Balluku sqaron më në fund “taksën” për rrugën

10 Korrik 2020, 06:55 Nga DOSJA
0.075=7.5 euro? Pasi lëshoi ‘perlën’ në Kuvend,

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar gafën e bërë në Kuvend lidhur me pagesën e rrugës Milot-Fier. E ftuar në emisionin “Repolitix”, Balluku sqaroi se përse u shpreh se 0.075 euro ishin të barasvlefshme me 7.5 euro për kilometër.

Në fjalën e saj në studio, më në fund ministrja u sqarua duke u shpreh se 0.075 euro do të paguhet për një kilometër rrugë, dhe 7.5 është shumë për 100 kilometra. Pra në Kuvend, Belinda thjesht ka shumëzuar por nuk e paskemi “kuptuar”.

“Të gjitha rrugët e shpejtësisë që do të ndërtohen me pagesë, do të kenë rrugë alternative. Qytetari të ketë të drejtën e zgjedhjes, mes pagesës minimale 0.075 euro për km, ose rrugën nacionale pa pagesë. Shkon 7.5 euro në 100 km, ky është kriter, mund të vijë gara dhe të ulet ky çmim. Është minimale se flitet për 100 km shpejtësie dhe të ndërprerë në segmente. 0.075 euro për km, sepse se ka dalje. Nuk ka një shumë totale, as ajo shuma abuzive 17.5 euro vajtje ardhje si biletë avioni dhe çudira të tilla është autostradë që do caktohet dhe do paguhet për km. Nëse akseson 30 km do paguash aq rrugë ke bërë shumëzuar me 0.075 euro për km“, tha Balluku.

Ditën e djeshme në Kuvend, ministrja Balluku lëshoi disa “perla” të cilat i lanë të gjithë ata që po ndiqnin seancën plenare me gojë hapur. Lexojini KËTU

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku rruga milot-fier belinda balluku rruga milot-fier

Sondazh

Poll

Politike 9 Korrik 2020, 20:31

TIRANË– “Po doja të bëhesha gazetare dhe isha reporterë”, tregon ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim në “Real Story” në News24. Një intervistë për të folu...