Aktualitet

15 raste të reja me COVID-19 në Durrës/ Virusi “hyn” në familjen e nën-kryetarit të Kadastrës, preket motra gjyqtare

10 Korrik 2020, 08:17 Nga DOSJA
15 raste të reja me COVID-19 në Durrës/ Virusi “hyn”

DURRËS- Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Durrës. Dosja.al mëson se vetëm gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 15 persona me COVID-19. Të njëjtat burime bëjnë me dije se mes të infektuarve janë nënkryetari i Kadastrës së Durrësit, motra e tij  gjyqtare dhe gjithë pjesa e tjetër e familjes. Ndërkohë, mes të infektuarve është edhe një  qytetar nga Kosova, i cili kishte ardhur me pushime në Golem. Kështu në total numri i të infektuarve në Durrës ka shkuar në 230.

Gjatë orëve të fundit është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë humbur jetën edhe 2 pacientë të tjerë tek Infektivi. Sakaq janë konfirmuar edhe një 90 raste të reja. Harta është zgjeruar në 10 qytete. Numri më i lartë i të infektuarve është në Tiranë. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, nga të cilët 5 janë të intubuar dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll