Aktualitet

“Pastrohet” ishulli i Sazanit, publikohen PAMJET nga aksioni në ishull, momente nga asgjesimi i municioneve në tunele

10 Korrik 2020, 09:30 Nga DOSJA
“Pastrohet” ishulli i Sazanit, publikohen PAMJET nga aksioni në

VLORË– Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me Forcën Detare dhe atë Tokësore kanë pastruar ditën e djeshme ishullin e Sazanit nga të gjitha municionet  luftarake, të depozituara ndër vite. 

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar nga forcat xheniere, duke bërë me dije se asgjesimi i tyre është bërë konform protokollit të sigurisë. Gjithashtu Ministria ka bërë me dije se janë “zhdukur” municione të llojit predha artilerie, të kalibrave: 120 mm; 130 mm dhe 77 mm.

Operacioni, i kryer në masa të rrepta sigurie bëri të mundur pastrimin nga municionet që ishin grumbulluar prej vitesh në ishullin e Sazanit, i cili vitet e fundit frekuentohet nga turistë vendas e të huaj gjatë periudhës maj – shtator. Nga pamjet e publikuara duken qartë forcat xheniere kanë mbledhur municionet dhe i kanë asgjesuar brenda një tuneli. 

Në fund, Ministria ka bërë me dije se operacioni në Sazan nuk është i fundit nga ana e Forcave të Armatosura, pasi kontrolli dhe monitorimi i gjendjes së sigurisë në këtë ishull do të jetë i vazhdueshëm deri në pastrimin e plotë të zonës, e cila për vite me radhë ka shërbyer si bazë ushtarake.

Mbyllja e ishullit do të zgjasë deri në fundjavën tjetër, dhe më pas ai do të hapet për turistët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ishulli i sazanit ministria e mbrojtjes ishulli i sazanit ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll