Aktualitet

19 të arrestuar nga operacioni “Shënmëri 2020″/ SPAK shpall moskompetencën për çështjen

10 Korrik 2020, 09:08 Nga DOSJA
19 të arrestuar nga operacioni “Shënmëri 2020″/ SPAK

TIRANË- SPAK ka shpallur moskompetencë për çështjen, ku u arrestuan 19 persona nga operacioni “Shënmëri”. Mësohet se mbi të arrestuarit ka rënë akuza për “grup të strukturuar kriminal”. Tashmë çështja pritet t’i kalojë sërish Gjykatës së Kukësit.

Më 21 maj, gjykata  dha “arrest me burg” për 16 prej të arrestuarve,  “detyrim paraqitje” për 2 persona dhe “arrest shtëpie” për 1 tjetër.

Operacioni anti-kanabis u zhvillua në muajin maj, ku u arrestuan 19 persona në Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër. Të arrestuarit ishin kultivuesit, disa policë dhe mes të prangosurve është dhe vëllai i Fran Tucit, kreut të Bashkisë së Fushë Arrëzit, Arben Tuci. Koka e grupit ishte Kreshnik Murataj, i cili tentoi  të joshte edhe prokuroren e çështjes  F.V, pasi i ishin arrestuar disa anëtarë të bandës së tij.  Në 24 shtator të vitit 2019, Kreshnik Murataj telefonoi shtetasin I.V duke i kërkuar që “t’i gjejë një mik prokurores F.V”.  Gjatë telefonatës I.V i thotë Kreshnik Muratajt se “F.V është bashkëshortja e F.GJ” dhe se “duhet të bëjë kujdes në biseda për këto gjëra në telefon”.

Gjatë të njëjtës ditë, prokuroria ka interceptuar një telefonatë tjetër, ku sërish Kreshnik Murataj i telefonon një gruaje dhe e pyet nëse e njihte prokuroren F.V, por ajo i thotë se nuk e njihte. Pak më vonë,  në telefonin e Kreshnik Muratajt vjen një telefonatë nga një person i identifikuar si djali i prokurores F.V, i cili i kishte thënë se punonte në një institucion të rëndësishëm në Kukës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni shënmëri operacioni shënmëri

Sondazh

Poll