Aktualitet

Mbolli drogë në një zonë të pyllëzuar të Delvinës, arrestohet 51-vjeçari

10 Korrik 2020, 08:10 Nga DOSJA
Mbolli drogë në një zonë të pyllëzuar të

DELVINË- Policia ka arrestuar 51-vjeçarin me iniciale Gj.P në Delvinë. Mësohet se 51-vjeçari ka rënë në prangat e policisë, pasi në vendin e quajtur “Kreshpa”, kishte kultivuar disa bimë kanabis.

Njotimi i Policisë:

Vijon kontrolli intensiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe si rezultat i kontrollit të territorit, vunë në pranga shtetasin Gj. P., 51 vjeç, banues në Delvinë, pasi në vendin e quajtur “Kreshpa”, zonë e pyllëzuar, pronë publike, u gjetën të kultivuara bimë narkotike. Kontrolli i territorit do vijojë pandërprerë, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 51-vjeçari në delvinë arrestohet 51-vjeçari në delvinë

Sondazh

Poll