Aktualitet

Muzikë të lartë në kohë pandemie, procedohen 4 persona në Durrës, shkaktuan ndotje akustike tek Shkëmbi i Kavajës

10 Korrik 2020, 07:53 Nga DOSJA
Muzikë të lartë në kohë pandemie, procedohen 4 persona

DURRËS-Policia e Durrësit ka proceduar 4 persona për “Prishje të qetësisë publike”. Sipas policisë janë proceduar M. S., 32 vjeç,  V. L., 45 vjeç,  E. P., 31 vjeç dhe S. L, të cilët kishin vënë muzikë të lartë në një hotel dhe resort tek Shkëmbi i Kavajës.  Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Procedohen penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Sekuestrohen disa pajisje muzikore të lokaleve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve ndaj subjekteve që nuk respektojnë protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vijojnë aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, kanë konstatuar dy lokale që kishin vendosur muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit: M. S., 32 vjeç dhe V. L., 45 vjeç, banues në Durrës, DeeJay dhe pronar i një resorti në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, pasi kishin vendosur muzikë të lartë;

-E. P., 31 vjeç dhe S. L., banues në Durrës, DeeJay dhe menaxher i një hoteli, në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, pasi kishin vendosur muzikë të lartë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet procedohen 4 persona në durrës procedohen 4 persona në durrës

Sondazh

Poll