Aktualitet

Mbyllet bashkia e Malësisë së Madhe, 2 punonjës të infektuar me COVID-19

10 Korrik 2020, 07:33 Nga DOSJA
Mbyllet bashkia e Malësisë së Madhe, 2 punonjës të

Malësi e Madhe- Mbyllet bashkia e Malësisë së Madhe. Dosja.al mëson se 2 punonjës  të kësaj bashkie kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Ndërkohë priten përgjigjet e analizave për 9 punonjës të tjerë, të cilët që kanë pasur kontakte me të infektuarit.

Pas mbylljes së këtij intitucioni është bërë dezinfektimi i plotë i godinës. Ajo pritet të hapet sërish javën e ardhshme. Tashmë në Malësinë e Madhe ka 4  raste me COVID-19 dhe është shënuar edhe 1 viktimë.

Ditën e djeshme ISHP dha një lajm  të mirë, pasi gjatë orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19. Po kështu, janë konfirmuar 82 raste të reja. Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavrusi ne shqiperi mbyllet bashkia e malësisë së madhe koronavrusi ne shqiperi mbyllet bashkia e malësisë së madhe

Sondazh

Poll