Aktualitet

7 raste të reja me koronavirus në Krujë, në total u testuan 35 qytetarë

10 Korrik 2020, 07:27 Nga DOSJA
7 raste të reja me koronavirus në Krujë, në total u testuan

KRUJË- Kruja është ende një vatër nxehtë infeksioni. Dosja.al mësohet se gjatë orëve të fundit janë testuar 35 persona në Krujë, por vetëm 7 prej tyre kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.

Të prekurit vijojnë të klasifikohen si infektime komunitare dhe disa prej tyre janë kontante të rasteve të mëparshme. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, gjatë orëve të fundit nuk ka humbur jetën asnjë person i infektuar. MSH konfirmoi 82 raste të reja. Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll