Aktualitet

SPAK-ut i shtohet një prokurore, KPA konfirmon në detyrë prokuroren Manjola Kajana, si u ankimua 1 vit më parë

10 Korrik 2020, 07:20 Nga DOSJA
SPAK-ut i shtohet një prokurore, KPA konfirmon në detyrë

TIRANË–Prokuroria e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK është shtuar me një prokuror më shumë, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në detyrë hetuesen Manjola Kajana. 

Në njoftimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit thuhet se u shqyrtua ankimimi i Komisionerit Publik, i cili doli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, institucion që gjithashtu konfirmoi në detyrë hetuesen një vit më parë. Aktualisht konfirmimi në detyrë i prokurores Kajana, e ka çuar në 13 numrin e prokurorëve.

“Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik u shpreh se aktet e administruara përmbushin nevojat e hetimit dhe bazuar në to, nuk provohet që subjekti i rivlerësimit, znj.Kajana, të ketë qenë në kushtet e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit dhe po ashtu, denoncimet e ardhura në adresë të saj, nuk kanë gjetur asnjë mbështetje ligjore. Për këto arsye, Komisioneri Publik kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.162, datë 19.06.2019 dhe konfirmimin në detyrë të subjektin të rivlerësimit”, thuhet në njoftim.

Ankimimi ndaj Kajanës u bë më 2 gusht me pretendimin se hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Prokurorja e Krimeve të Rënda u konfirmua bë detyrë më 18 qershor pasi rezultoi e pastër në tre shtyllat kryesore ku edhe mbështetet Vettingu.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kpa kpk manjola kajana vetting kpa kpk manjola kajana vetting

Sondazh

Poll