Aktualitet

Kishte mbjellë kanabis në pronën e tij, policia arreston 36-vjeçarin në Kolonjë, në banesë i gjen arsenal armësh

10 Korrik 2020, 06:34 Nga DOSJA
Kishte mbjellë kanabis në pronën e tij, policia arreston

KOLONJË- Policia ka arrestuar 36-vjeçarin me iniciale D.B, pasi në pronën e tij në fshatin Radovickë të Kolonjës kishte kultivuar kanabis. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës Policia gjeti një arsenal armësh zjarri, 3 automatik, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Radovicka”. Sekuestrohet arsenal me armë zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi i arsenalit të armëve, njëherazi edhe autor i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Radovicka”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Radovickë, Kolonjë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e një banese në përdorim të këtij shtetasi, Policia gjeti të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

Po gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e 36-vjeçarit, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 36-vjeçari në kolonjë arrestohet 36-vjeçari në kolonjë

Sondazh

Poll