Aktualitet

U zu me kushëririn dhe nuk duroi më, shkoi e i dogji makinën, arrestohet i riu nga Kruja (EMRI)

10 Korrik 2020, 06:16 Nga DOSJA
U zu me kushëririn dhe nuk duroi më, shkoi e i dogji makinën,

KURBIN– Një person është arrestuar nga Policia e Kurbinit pasi i ka djegur makinen kushëririt. Burime për Dosja,al bëjnë me dije se në pranga ka rënë një person, i identifikuar si Arben Hasani nga fshati Gjorem. 

Mësohet se dy kushërinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, aq sa Hasani ka vendosur që t’i djegë mjetin për hakmarrje.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur ditën e djeshme në ullishten e tyre ne Gjorem, megjithatë nuk ka ende detaje nga Policia lidhur me incidentin e ndodhur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben hasani kruje arben hasani kruje

Sondazh

Poll