Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar pranë Portit të Durrësit, dyshohet se siriani u hodh nga trageti pasi u pikas nga autoritetet

10 Korrik 2020, 06:08 Nga DOSJA
Gjendet një trup i dekompozuar pranë Portit të Durrësit,

DURRËS- Mëngjesin e sotëm është gjetur një trup i dekompozuar pranë kalatave të terminalit të Portit në Durrës, tek akuariumi. Dyshohet se trupi i pajetë i përket një emigranti nga Siria, i cili është zhdukur disa ditë më parë.

Mendohet se shtetasi sirian mund të ketë rënë në det, teksa ka tentuar të hipë në ndonjë anije. Policia ndodhet në vendngjarje për të identifikuar kufomën dhe shkakun e mbytjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 10.07.2020, rreth orës 07:45, në akuariumin e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe për zbardhjen e ngjarjes.

Pak ditë më parë u raportua se 3 shtetas sirianë kanë tentuar të hipnin në një anije me qëllimin për t’u larguar nga Shqipëria. Pasi janë pikasur nga Policia ata janë hedhur nga nija, dy prej të cilëve kanë arritur të dalin nga uji, ndërsa i treti jo.

J.V/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet trup i pajetë në durrës trup i pajetë në durrës

Sondazh

Poll