Aktualitet

Punonjësja rezultoi e infektuar me COVID-19/ Mbyllet kopështi “4 Stinët” në Tiranë

10 Korrik 2020, 05:35 Nga DOSJA
Punonjësja rezultoi e infektuar me COVID-19/ Mbyllet kopështi “4

TIRANË- Mbyllet kopshti “4 stinët” në Tiranë. Instituti i Shëndetit Publik ka marrë këtë vendim, pasi ka rezultuar e infektuar një punonjëse e këtij kopshti. Në njoftimin e shpërndarë nga institucioni i edukimit thuhet se kopshti të mbyllet për 14 ditë. Ndërsa,  fëmijët që kanë frekuentuar kopshtin 10 ditëshin e fundit, do të bëjnë konsulta me mjekët pediatër. Aktualisht edhe drejtoresha e këtij kopshti publik është me raport pasi rezulton të jetë e sëmurë.

“Që nga nesër kopshti ështe i mbyllur për një periudhë 14 ditore. Fëmijët që kanë frekuentuar 10-ditëshin e fundit në kopesht do të çohen emrat e tyre tek mjekët pediatre përkatese.”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga vetë kopshti.

Ky nuk është kopshti i parë që mbyllet në Shqipëri. Më herët janë mbyllur kopshti “Skëndebej” në Lezhë, kopshti i qytetit të Përmetit, kopështi në Memaliaj dhe një kopësht në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë, gjatë orëve të fundit nuk ka humbur jetën asnjë person i infektuar. MSH konfirmoi 82 raste të reja. Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mbyllet kopshti 4 stinët koronavirusi ne shqiperi mbyllet kopshti 4 stinët

Sondazh

Poll