Bota

“Është i tmerrshëm”/ Zaev ofendon publikisht Macron, si ra për herë të dytë pre e lojës së komedianëve

9 Korrik 2020, 19:07 Nga DOSJA
“Është i tmerrshëm”/ Zaev ofendon publikisht Macron,

SERBI- Kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka rënë pre e lojës  të komedianëve ukrainas Vladimir Kuznjecov dhe Aleksei Stoljarov, të njohur për publikun me nofkat Vovan dhe Leksus. Kësaj radhe ata kanë telefonuar ish-ryeministrit maqedonas në emër të  aktivistes 17-vjeçare për klimën, Greta Thunberg.

Në bisedën mes tyre janë dikutuar çështje por ajo që ka rënë në sy është sesi Zoran Zaev pohon fjalët e “Gretës së rreme” duke thënë se Macron është një lider i tmerrshëm.

“Makroni është i tmerrshëm. Ndryshoi qëndrimin për ndryshimet klimatike. Herën e fundit ai u soll shumë keq, tradhëtoi vlerat perëndimore në favor të riafrimit me lindjen dhe po ndjek interesat ruse. Nuk e di se ç’i ka premtuar Putini”– thotë ‘Greta’

“Po diçka e tillë ka ndodhur por shpresoj se ai do të jetë më i përgjegjshëm në të ardhmen, pasi Franca dhe Gjermania janë vende lider në botë. Botën duhet ta udhëheqin në mënyrë pozitive dhe jo kështu duke ndryshuar pozicionet”, i përgjigjet Zoran Zaev.

“Mund ta imagjinoj që këto shuma janë para të mëdha për vendin tuaj. Unë jam zhgënjyer që Perëndimi nuk ju mbështet dhe ju la vetëm. Unë mendoj se është për shkak të Trumpit. Unë e urrej atë. Ai është një kundërshtar i mbrojtjes së natyrës” vazhdon Greta.

“Politikanë kanë disa lidhje midis tyre, por në fund të ditës ne të gjithë duhet të jemi përgjegjës dhe të marrim vendime të vështira dhe vendime pozitive sepse kjo është diçka në të cilën mund të marrim pjesë gjatë mandatit tonë. Sepse është një nder dhe përgjegjësi e madhe të marrim vendime të mëdha politike” thotë Zaev.

Po ashtu Zaev shpreh konsideratën për miliarderin George Soros, për të cilin thotë se është një mik i mirë i Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës i reformave për shtetin ligjor.

Në Korrik të vitit të kaluar, Zaev ra sërish pre e dy komedianëve të cilët u shtirën si ish-Presidenti ukrainas Petro Poroshenko.

Burimi:english.republika.mk

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emmanuel macron zoran zaev emmanuel macron zoran zaev

Sondazh

Poll