Bota

E pabesueshme! Punëtorit në Kinë i ngulet leva në bark, shpëton mrekullisht pas operacionit 3 orësh, kthehet për të fale

9 Korrik 2020, 18:34 Nga DOSJA
E pabesueshme! Punëtorit në Kinë i ngulet leva në bark,

KINË- Një mrekulli ka ndodhur në Kinë ku një punëtor kinez i ndërtimit i ka shpëtuar vdekjes pasi një shufur çeliku e gjatë 3 këmbë, iu ngul në bark gjatë teksa po punonte.

Burrit të cilit i kanë publikuar vetëm mbiemrin Zhu, shufra metalike  ishte vendosur në torzën e tij pasi ishte rrëzuar nga një kantier ndërtimi 10 metra e lartë në një kantier ndërtimi në provincën lindore të Kinës Jiangsu.

Zhu i mbijetoi aksidentit tmerrues pasi mjekët kryen një operacion tre orësh për të hequr hekurin e gjatë. Aksidenti ndodhi në mars në qytetin e Nantong. Ajo u nxor në dritë këtë javë pasi pacienti u kthye në spital të hënën për të falënderuar kirurgët që i shpëtuan jetën.  Ngjarja ka ndodhur më 27 mars ndërsa fotot e publikuara nga mediat e huaja shihet shufra e hekurit në barkun e Zhu ndërsa trupi i tij është i gjakosur.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ai i është nënshtruar operacionit  duke qenë se shufra e gjatë shkaktoi gjakderdhje të rëndë dhe mund të kishte dëmtuar organet e tij por fatmirësisht pas operacionit kirurgët kanë arritur të nxjerrin shufrën e hekurit dhe të përfundojnë me sukses operacionin.

Gjendja e tij tashmë është përmirësuar dhe pas kaq shumë kohësh ai është rikthyer në spital për të falenderuar mjekët që i shpëtuan jetën.

Burimi: DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine zhu kine zhu

Sondazh

Poll