Aktualitet

Horrori në Kombinat, ish-kreu i Kulteve: Shteti ka dështuar, si nuk u interesua njeri për kaq shumë muaj për zhdukjen e tru

9 Korrik 2020, 20:22 Nga DOSJA
Horrori në Kombinat, ish-kreu i Kulteve: Shteti ka dështuar, si nuk u

TIRANË- Ish-kreu i Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla, ka folur sot për ngjarjen e rëndë që ndodhi një javë më parë në Kombinat. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, Kulla u shpreh se në këtë rast ka pasur disa probleme madhore.

Ata që merren me hetimet tani duhet të hapin ato dosjet e vitit 2004-2005, ku vetëvrasjet u bënë më masë. Duhet marrë të gjitha ngjarjet bashkë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Unë mendoj se për këtë ngjarje ka disa probleme të mëdha. Nuk kanë funskionuar shumë institucuione si Policia, punonësit social, nuk kanë vepruar. Si mund të zhduket trupi për shumë muaj me tradhë në mes të qytetit dhe askush të mos interesohet dhe pas erës së keqe në lagje”, tha ndër të tjera Kulla.

Më tej ish-kreu i Komitetit të Kulteve, u shpreh se në Kushtetutën e Shqipërisë është e garantuar lira e besimit dhe e regjistrimit të sekteve të ndryshme. Për këtë gjë një deklaratë të fortë ka bërë Iris Luarasi, e cila kërkoi ndryshimin e Kushtetutës që të mos lejohen më sektet që po i sjellin dëme shoqërisë.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe.

Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet horrori ne kombinat ilir kulla horrori ne kombinat ilir kulla

Sondazh

Poll