Bota

Studimi i fundit/ Kanabisi që blihet në rrugë, përbëhet nga lëndë të rrezikshme për organizmin

5 Prill 2019, 11:13 Nga DOSJA
Studimi i fundit/ Kanabisi që blihet në rrugë, përbëhet

MADRID, Spanjë- Gjurmët e baktereve E.coli dhe kërpudhat Aspergillus u gjetën nga analistët që ekzaminuan 90 mostra të blera në kryeqytetin spanjoll.

Kampionet e hashashit u mbyllën në provëza plastike për shkak të mënyrës se si janë kontrabanduar në vend. Rreth 40% e tyre gjithashtu kishin aromën e fekaleve.

Blerja, shitja dhe importimi i kanabisit është e ndaluar me ligj në Spanjë, nga persona që e përdorin atë në publik, megjithëse është teknikisht e ligjshme ta rritësh atë për përdorim personal, me kusht që të mos jetë e dukshme në publik dhe ta konsumosh atë privatisht.

Si u krye studimi?
José Manuel Moreno Pérez, një farmakolog nga Universidad Complutense në Madrid, mblodhi mostrat e hashashit, direkt nga shitësit e rrugëve, si në qytet dhe në rrethinat përreth kryqeytetit. Qëllimi ishte të përcaktohej nëse barërat e shitura ishin të përshtatshme për konsum njerëzor.

Ekipi i tij i hulumtimit, në fillim ndau mostrat e kontaminuara me forma të ndryshme, për të parë nëse një formë kishte më shumë kontaminime se tjetra. Studimi, i bashkëautorizuar me Pilar Pérez-Lloret, Juncal González-Soriano dhe Inmaculada Santos Álvarez, është botuar në revistën Forensic Science International.

Cili ishte rezultati?
Ata gjetën se rreth 93% e mostrave të ngjyrës së gjelbër përmbanin nivele të rrezikshme të baktereve ‘E.coli’ dhe 29.4% e mostrave të cilat kishin formë shufrash.

Rreth 10% e mostrave të kanabisit u kontaminuan gjithashtu me Aspergillus, një kërpudhat e rrezikshme që mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore. Shumica e mostrave të testuara, rezultoi se 88.3% nuk ishin të përshtatshme për konsum, sipas BBC.

Perez siguroi se kanabisi mbështillej në fishekë të vegjël plastikë dhe gëlltiteshin nga kontrabanduesit e drogës, pastaj ata merrnin laksativë për t’i nxjerr ato nga trupi i tyre në tualete, e pastaj i shisnin.

Cilat janë rreziqet për shëndetin?
Sipas studimit, rreziqet që lidhen me E.coli dhe Aspergillus janë mjaft serioze në çështjen e shëndetit publik.

Për shembull, E.coli mund të shkaktojë diarre, të vjella, dhimbje stomaku, ethe dhe për disa njerëz kjo mund të shkaktojë edhe gjendje të rënda. Ndërkohë, myku i Aspergillus mund të shkaktojë probleme serioze për njerëzit që kanë kushte të mushkërive, si astma ose fibroza cistike, ose në njerëz që kanë imunitet të ulët.

Studimi thotë se kjo është veçanërisht e rrezikshme për pacientët me kancer, të cilët ndonjëherë pinë kanabis për t’i ndihmuar me simptomat e kimioterapisë. Ekzistojnë disa lloje kryesore të kanabisit që shitet në rrugë kanabis bimor (barishte, bar apo marihuanë) dhe kanabisi më i fortë.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kanabisi i rruges kanabisi qe shitet ne rruge permbajtje fekalesh kanabisi i rruges kanabisi qe shitet ne rruge permbajtje fekalesh

Sondazh

Poll