Bota

Policia arreston komshinjtë, ‘argëtohenin’ me rradhë duke i qëlluar njëri-tjetrit me armë

4 Prill 2019, 18:26 Nga DOSJA
Policia arreston komshinjtë, ‘argëtohenin’ me rradhë

Dy burra nga shteti i Arkansas SHBA janë arrestuar pas dyshimit për sulm të agravuar ku policia sqaron se ata po qëllonin njëri tjetrin me rradhë ndërkohë që mbanin të veshur antiplumb.

Mediat vendase tregojnë se 50 vjeçari Charles Ferris dhe 36 vjeçari Christopher Hicks u arrestuan të hënën.

Sipas policisë ata të dy janë komshinj dhe po pinin në lagjen e tyre kur Ferris i tha Hicks që ta qëllonte me armë, ndërkohë që ai vishte antiplumbin.

Gjithashtu policia tregoi se e shtëna i la një shenjë të kuqe Ferrisit në gjoks i cili u nervozua pasi i kishte dhembur.

Më pas ishte rradha e Ferris që të qëllontë ndërkohë që miku i tij veshi antiplumbin. Ferris shkarkoi amrën mbi shpinën e Hicks, të cilin e la me hematoma por jo ndonjë dëmtim serioz.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arkansas charles ferris christopher hicks shba arkansas charles ferris christopher hicks shba

Sondazh

Poll