Bota

Zgjedhjet në Maqedoni, Albin Kurti mbështet Blerim Rekën, të dielë në Kumanovë

5 Prill 2019, 07:33 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Maqedoni, Albin Kurti mbështet Blerim Rekën, të

Kosovë-Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti për zgjedhjet në Maqedoni, mbështet Blerim Rekën, një nga 3 kandidatët për president.

Mësohet se ditën e dielë, Kurti do të jetë në Kumanovë ku do të takohet me Blerim Rekën, Ziadin Selen dhe Bilall Kasamin dhe do të jetë pjesë e një mitingu. 

Në këtë tubim ai do të jetë prezent për të përkrahur kandidaturën e Blerim Rekës për president i Maqedonisë së Veriut, dhe ispas tij për të treguar se shqiptarët edhe përtej kufijve duhet të jenë të bashkuar dhe jo më të një vendi.

Tre kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut kanë nisur fushatën 20-ditore për të siguruar mbështetjen e qytetarëve për të parin e shtetit. Blerim Reka që mbështetet nga opozita shqiptare, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga socialdemokratët e kryeministrit, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska e opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE, janë pretendentët për të zëvendësuar kreun aktual të shtetit, Gjorge Ivanov.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti blerim reka zgjedhjet presidenciale maqedoni albin kurti blerim reka zgjedhjet presidenciale maqedoni

Sondazh

Poll