Bota

I izoluar në Ekuador prej 7-vitesh, themeluesi i Wikileaks do të dëbohet

5 Prill 2019, 09:27 Nga DOSJA
I izoluar në Ekuador prej 7-vitesh, themeluesi i Wikileaks do të

Marrëveshja sekrete e bërë me Mbretërinë e Bashkuar për të arrestuar themeluesin e Wikileaks po organizohet.

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange do të dëbohet nga ambasada e Ekuadorit në Londër, brenda pak kohësh.

Australiani do të arrestohet menjëherë nga oficerë të Policisë Metropolitane nën një marrëveshje të fshehtë të goditur midis zyrtarëve nga vendi i Amerikës së Jugut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Assange ka jetuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, për shtatë vjet që kur kërkoi strehim atje për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku u përball me akuza për sulme seksuale. Përveç kësaj ai përballet me akuzat për lirimin e dosjeve sekrete të qeverisë.

Një burimi i WikiLeaks tha: “Një informacion i nivelit të lartë brenda shtetit Ekuadoras i ka thënë  se Julian Assange do të dëbohet brenda ‘pak orëve’ nëpërmjet një marrëveshjeje me Britania e Madhe për arrestimin e tij. ”

WikiLeaks dhe Z. Assange, i cili zë një të tretën e gjithë ambasadës, thonë se nuk kanë të bëjnë fare me akuzat e hedhura.

Marrë dhe përshtatur nga:Independent

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ekuador julian assange londer marrëveshje sekrete qeveritare wikileaks ekuador julian assange londer marrëveshje sekrete qeveritare wikileaks

Sondazh

Poll