Bota

Greqia është e gatshme të rivendosë kufizimet e pandemisë Covid-19

9 Korrik 2020, 13:45 Nga DOSJA
Greqia është e gatshme të rivendosë kufizimet e

GREQI– Ditën e sotme autoritetet greke kanë deklaruar se  janë gati të rivendosin kufizimet për publikun dhe për udhëtimet javën e ardhshme, duke paralajmëruar se udhëzimet për t’u mbrojtur nga virusi shpesh herë neglizhohen nga qytetarët.

Lidhur me këtë çështje Stelios Petsas, zëdhënësi i qeverisë, u shpreh se autoritetet ishin  të vendosura për të mbrojtur shumicën e njerëzve nga pakica që nuk zbaton rregullat duke shtuar më tej se qeveria ka me shumë mundësi mund të bëjë publike  kufizime të reja nëse do të jetë e nevojshme të hënën.

Greqia, një ndër vendet që mori masa të rrepta të bllokimit të vendit si shkak i virusit, ka regjsitruar nivele të ulëta infeksioni. Megjithatë rastet janë shtuar që kur u hoqën kufizimet dhe udhëtimet ndërkombëtare rifilluan javët e fundit.

Pestas u shpreh se autoritetet ishin përqendruar në rritjen e numrit të rasteve në shtetet afër, në vendet e Ballkanit dhe tek turistët që hynin në Greqi përmes kufirit tokësor me Bullgarinë.

 Deri më tani Greqia ka regjistruar të pakën 193 viktima nga koronavirusi dhe  3.622 të tjerë janë konfirmuar të infektuar nga ky virus vdekjeprurës.  Lajmi i mirë është se janë shëruar edhe 1,374 pacientë të prekur nga virusi.

Burimi: Ekathimerini

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusj ne greqi stelios petsas koronavirusj ne greqi stelios petsas

Sondazh

Poll

Bota 9 Korrik 2020, 11:43

OKB ankohet për trupat e huaja në Libi

LIBI-“Koha nuk është në favorin tonë,” tha António Guterres në videokonferencën e Këshillit të Sigurimit të OKB. Më shumë se 400,000 vetë janë largu...