Bota

Panel i pavarur për përgjigjen ndaj pandemisë/ Kreu i OBSH: Kërcënimi më i madh sot nuk është virusi

9 Korrik 2020, 13:35 Nga DOSJA
Panel i pavarur për përgjigjen ndaj pandemisë/ Kreu i OBSH:

GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetit, e cila u përball me kritika të ashpra të SHBA-së lidhur me trajtimin e krizës së koronavirusit, ka nisur një panel të pavarur ditën e sotme për të shqyrtuar përgjigjen e saj ndaj pandemisë Covid-19.

Ndërsa 2 ditë më parë SHBA-ja nisi zyrtarisht procesin për t’u tërhequr nga OBSH, e për këtë Drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në konferencën javore me vendet anëtare se: E vetmja rrugë për të fituar luftën nga koronavirusit, është bashkimi i vendeve.

“Kërcënimi më i madh tani nuk është vetë virusi. Por mungesa e miqësisë dhe solidaritetit në një nivel global dhe kombëtar. Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi nëse jemi të ndarë.  Për vite me radhë, shumë prej nesh kanë paralajmëruar për rrezikun e një pandemie katastrofike. Çështja nuk ishte nëse do të ndodhë, por kur do të ndodhë. Bota nuk ishte ende gati për këtë pandemi.”– ka deklaruar kreu i OBSH-së.

Ndërkohë paneli i  Pavarur për Përgatitjen dhe Reagimin e Pandemisë do të kryesohet nga ish-kryeministri i Zelandës së Re Helen Clark dhe ish presidenti i Liberisë Ellen Johnson Sirleaf.

“Përmes jush, bota do të kuptojë të vërtetën e asaj që ndodhi dhe gjithashtu zgjidhjet për të ndërtuar të ardhmen tonë më mirë si një njerëzim.”-tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus në selinë e agjencisë së KB në Gjenevë.

Burimi: TheGuardian  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote obsh koronavirusi ne bote obsh

Sondazh

Poll

Bota 9 Korrik 2020, 11:43

OKB ankohet për trupat e huaja në Libi

LIBI-“Koha nuk është në favorin tonë,” tha António Guterres në videokonferencën e Këshillit të Sigurimit të OKB. Më shumë se 400,000 vetë janë largu...