Aktualitet

Po transportonin 31 klandestinë me furgona, arrestohen 3 trafikantët në Korçë

9 Korrik 2020, 06:46 Nga DOSJA
Po transportonin 31 klandestinë me furgona, arrestohen 3 trafikantët

KORÇË- Vijon operacioni i koduar “Perimetri”. Policia e Korçës ka arestuar tre trafikantë, A. H., 37 vjeç, R. E., 18 vjeç dhe R. V., 24 vjeç, të cilët u kapën duke transportuar 31 emigrantë të jashtëligjshëm kundrejt fitimit.  Mësohet se ata po i transportonin emigrantët që kishin si synim vendet e BE-së me 2 furgona të tipit “Benz”  dhe “Hyundai”.

Njoftimi i Policisë: 

Vijon operacioni i koduar “Perimetri”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Gjatë operacionit goditen edhe dy raste të tjera. Kapen duke transportuar kundrejt fitimit 31 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatet e Policisë Devoll e Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. H., 37 vjeç, banues në Tiranë dhe R. E., 18 vjeç, banues në Krujë, pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Malavec, duke transportuar me një mjet furgon tip “Benz” 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

– R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin “Hyundai”, 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 trafikantët në korçë operacioni perimetri arrestohen 3 trafikantët në korçë operacioni perimetri

Sondazh

Poll