Aktualitet

Rritet sërish numri, 4 raste të reja me COVID-19 në Krujë

9 Korrik 2020, 06:42 Nga DOSJA
Rritet sërish numri, 4 raste të reja me COVID-19 në Krujë

KRUJË- Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19 në Krujë. Mësohet se në total janë testuar 28 persona, por vetëm 4 prej tyre kanë dalë pozitivë. Nuk dihet ende gjendja e të infektuarve.

 

Ndërkohë është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë tek Infektivi. Kështu numri i viktimave ka shkuar në 83. Sakaq janë konfirmuar 68 raste të reja. Harta është zgjeruar në 13 qytete. Në spitalin infektiv janë 83 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll