Aktualitet

Ngjarja horror në kombinat, psikiatrja Rreli: Rast i rrallë, mund të kenë pasur devijacion të të menduarit

8 Korrik 2020, 21:06 Nga DOSJA
Ngjarja horror në kombinat, psikiatrja Rreli: Rast i rrallë, mund

TIRANË- Mjekja psikiatre Arjana Rreli ka folur sot në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Kombinat, ku u vetëflijuan nënë e bijë.  E ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, psikiatrja deklaroi se ngjarje si ajo në Kombinat janë të rralla.

Rreli u shpreh se e shikon ngjarjen si një devijacion të të menduarit, duke shtuar se edhe vetë ndodhia ishte e egër e paradoksale.

E shikoj si devijacion të të menduarit, që është amplifikuar shkallë pas shkalle, derisa ka arritur në gjendje shumë të rëndë. Është një rast i rrallë. Ishte mënyrë e egër dhe paradoksale. Sigurisht aty problematika ka qenë e hershme. Unë mendoj se c’rregullimet e para kanë qenë herët”, shtoi ajo.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjane rreli familja josifi horrori ne kombinat arjane rreli familja josifi horrori ne kombinat

Sondazh

Poll