Aktualitet

Tregtonin celularë dhe mallra të ndryshme duke fshehur të ardhurat, policia nis hetimet për 4 persona në Durrës

9 Korrik 2020, 06:33 Nga DOSJA
Tregtonin celularë dhe mallra të ndryshme duke fshehur të

DURRËS- Policia e Durrësit ka nisur hetimet për 4 persona, A. B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç. Uniformat blu bëjnë me dije se 4 personat tregtonin pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm. Mbi ta rëndojnë veprat penale Fshehja e të ardhurave” dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Njoftimi i policisë:

Procedohen penalisht 4 shtetas, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit ekonomik, kanë ushtruar kontrolle ndaj tregtarëve që tregtojnë mallra të ndryshme pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

-A. B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas u konstatuan në lagjen nr. 11, Durrës, tek sheshi “Pranvera”, duke tregtuar pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. Ç., 23 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: J. H., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip “Lonxa”, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.Mallrat që ata i kishin nxjerrë për tregtim iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 4 persona nën hetim në durrës 4 persona nën hetim në durrës

Sondazh

Poll