Makina merr flakë në ecje, shkrumbohet mjeti në Llogara, shpëton shoferi
VLORË– Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka marrë flakët një automjet në Llogara. Mësohet se mjeti ishte në ecje në momentin që u përfshri nga flak...
TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar në emisionin “Byro Politike” se COVID-19 ka pësuar mutacion dhe mendohet se tashmë lloji i ri i tij po qarkullon edhe në Shqipëri. Sipas tij varianti i ri i Covid, nuk duket të jetë më i rëndë se sa varianti i parë i tij. Ai theksoi më tej se mbyllja herët e popullatës në muajin mars nuk e la virusin të kishte një ecuri natyrore.
Deklarata e mjekut:
Në Shqipëri duhet të marrim parasysh disa pika: Së pari ne masat i morëm shumë më shpejt në kurbën e epidemisë në krahasim me si i morën ato shtet si Italia apo si Spanja. Ne pamë çfarë u ndodhi atyre dhe u mbyllëm më herët dhe nuk lamë një ecuri natyrore në mars.
Kujtoj që Italia e bëri mbylljen pasi kishte 800 të vdekur. Ajo që po shohim tani është një ecuri natyrore e virusi, shoqëri krejtësisht e hapur por duke marrë parasysh që të paktën në ndërgjegjen, jo e të gjithëve, por e një pjese të popullatës, distanca ka hyrë, higjiena ka hyrë, logjika e përdorjes së maskave ka hyrë.
Në mars ishim naiv në këtë drejtim dhe nuk i kishim këto. Dua të kujtoj një element, vëzhgimi klinik, ne nuk e bëjmë në Shqipëri ngarkesën virale, nuk kemi shifra nuk mund ta themi dot këtë.
Ka gjasa që të jemi ngjashëm me shtetet e tjera por nuk e kemi këtë matje, por ajo që mund të shohim është përqindja e pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim, ndërkohë që në mars kjo përqindje ishte mbi 50% duke arritur edhe 58 %, sot që flasim është diku 6.6%. këto 6.6 % janë njësoj rëndë si ata 50 % e marsit. Kush është rëndë, është rëndë.
Nëse infektohen 100 mijë njerëz, 6 % e 100 mijë njerëzve është 6 mijë vetë, dhe 50 % e 100 vetëve është 50 persona.
Kemi edhe mutacionin që ka pësuar virusi, është bërë më i transmetueshëm, që ka gjasa që ky lloj është në Shqipëri në këtë moment, ai dominon, por nga krahu tjetër nuk duket të jetë më i rëndë, se sa varianti i mëparshëm i virusit.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka marrë flakët një automjet në Llogara. Mësohet se mjeti ishte në ecje në momentin që u përfshri nga flak...
KORÇË-Në momentin që gazetarët po interesoheshin në ambientet e Bashkisë së Korçës nëse kompleksi kishte apo jo leje ndërtimi, Arben Rreli u ...
KORÇË-Bashkia e Korçës nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimit pas vitit 2017. Fiks Fare u interesua në Bashkinë e Korçës nëse punimet e rej...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë lirimin nga burgu të Agim Kajmakut. S...
TIRANË- Mjekja psikiatre Arjana Rreli ka folur sot në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Kombinat, ku u vetëflijuan nënë e bijë. E ftuar në emisi...
TIRANË- Përkundër asaj që pritej, në vendin tonë, ditëve të fundit, është regjistruar një rritje drastike e numrit të të infektuarve me koronavirus, si dhe...
TIRANË- Prokurorja Arta Marku ka shpëtuar nga burgu ish-kreun e Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku. Në Gjykatën e Apelit të Tiranës sot u zhvillua seanca kundër K...
TIRANË– Teologu Thoma Çomëni i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka komentuar tragjedinë në familjes Josifi në Kombi...
TIRANË– Epidemiologia Rovena Daja deklaroi se baret, klubet e natës dhe pishinat duhet të jenë të mbyllura pasi rrisin përhapjen e Covid-19 dhe mundësinë p...
Bazuar në programin e Lotarisë së Vizave dhjetëra mijëra imigrantë të mundshëm mbështeten në fatin e shortit për të fituar mundësinë për të jetuar dhe punuar në...