“Çmenduri familjare, njëra prej tyre ka qenë liderja”/Psikiatrja skanon horrorin në Kombinat: Morën si model kryefamilj
9 Korrik 2020, 06:26Nga DOSJA
TIRANË- Mjekja psikiatre, Arjana Rreli ka deklaruar në emisionin “Real Story”, në News24 se ngjarja e rëndë në Kombinat ishte një “çmenduri familjare”. Rreli theksoi se familjen Josifi diçka ka funksionuar keq dhe se tragjedia lidhet me problemet e psikozës që zakonisht hasen te personat me inteligjencë të lartë. Gjithë ngjarjen e rëndë ajo e lidhi me vetëvrasjen e kryefamiljarit të familjes Josifi, që sipas saj ishte një model që u ndoq nga familjarët.
“Mendoj se në atë familje diçka ka funksionuar keq. Përgjithësisht persona që zhvillojnë psikozë të indoktuar nga një lider, që ka qenë nëna ose vajza, quhet ‘cmenduri familjare’ si siptomë. Është një lider që mbi bazën e delirit të vet ka një deformim të realitetit. Vetë psikoza tenton mbylljen e personave. Personi që udhëheq zhvillon këtë mendim dhe ua dikton anëtarëve të familjes, që normalisht janë më të nënshtruarit. E tillë psikozë do një nivel inteligjence. Në përgjithësi problemet me psikozën, ose crregullimet e të menduarit, hasen te personat me inteligjencë të lartë. Kështu që nuk na cudit fakti që vajzat ishin të shkolluara. Gjithëka tregon se ishte një psikozë brenda familjes. Kjo familje kishte një traumë, ku babai i tyre i gjymtuar ishte vetëvrarë. Ky është një model shabllon që është ndjekur nga familjarët, por në një mënyrë tjetër. Fakti që ata nuk kishin asnjë raport me realitetin, e ka ushqyer këtë psikozë.”, u shpreh ajo.
Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik, ku në pallatin parafabrikat në Kombinat, u gjetën dy trupat e vdekur të Zhaneta dhe Anisa Josifit (nënë e bijë). Në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, për të cilat ende vijojnë hetimet për të gjetur se kujt sekti fetar i përkiste familja Josifi. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës. Ajo tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe dëshmia e saj pritet të zbardhë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar në emisionin “Byro Politike” se COVID-19 ka pësuar mutacion dhe mendohet se tashmë lloji i ri i tij po qa...
VLORË– Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka marrë flakët një automjet në Llogara. Mësohet se mjeti ishte në ecje në momentin që u përfshri nga flak...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë lirimin nga burgu të Agim Kajmakut. S...
TIRANË- Mjekja psikiatre Arjana Rreli ka folur sot në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Kombinat, ku u vetëflijuan nënë e bijë. E ftuar në emisi...
TIRANË- Përkundër asaj që pritej, në vendin tonë, ditëve të fundit, është regjistruar një rritje drastike e numrit të të infektuarve me koronavirus, si dhe...
TIRANË- Prokurorja Arta Marku ka shpëtuar nga burgu ish-kreun e Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku. Në Gjykatën e Apelit të Tiranës sot u zhvillua seanca kundër K...
TIRANË– Epidemiologia Rovena Daja deklaroi se baret, klubet e natës dhe pishinat duhet të jenë të mbyllura pasi rrisin përhapjen e Covid-19 dhe mundësinë p...