Telefoni i “sigurt” shkatërron bandën kriminale në Angli, në pranga 746 persona, mes tyre 6 shqiptarë, kapen me armë ,
8 Korrik 2020, 14:59Nga DOSJA
ANGLI– Ditën e sotme pas përfundmit të operacionit “Venetic” kanë rënë në pranga 746 persona ku në mesin e tyre edhe 6 shqiptarë të cilët merreshin me krimin e organizuar dhe komunikonin përmes telefonave të kompanisë holandeze EncroChat.
Ishte policia franceze e cila disa muaj më parë arriti të futej në serverat e EncroChat duke parë në kohë reale me mijëra mesazhe që lidheshin me tregtinë e drogës, të armëve dhe tentative vrasje të rivalëve. Sipas policisë Metropolitane që ka publikuar emrat e të arrestuarve shqiptarë, ata janë.
Alsi Vata me origjinë nga Kukësi. 24 vjeçari akuzohet për shitje të armëve luftare e municioneve dhe shitje kokaine dhe drogave të tjera të klasifikuara të klasit B.
Begin Pupla me origjinë nga Burreli, banues në Londër i akuzuar për trafik droge.
Alex Kukaj banues në Londër i akuzuar për trafik droge.
Agron Kukaj banues në Londër i akuzuar për trafik droge.
Besim Hoxhaj banues në Londër i akuzuar për trafik droge.
Julian Agalliu banues në Londër i akuzuar për trafik droge.
Arrestimi i shqiptarëve edhi pas marrjes së informacioneve në celularët EncroChat që ishin të kriptuar me një abonim 2000 euro për 6 muaj. Të dhënat përmes Europol iu dhanë edhe NCI, FBI-s britanike e cila përmes operacionit të koduar Operation Venetic përvecc të arrestuarve sekuestroi edhe 54 milion stërlina, 77 armë dhe më shumë se dy ton drogë.
Ky operacion është vlerësuar si më i madhi në historinë e Anglisë pasi grupet kriminale mes tyre ato shqiptare mendonin se duke përdorur të tillë telefona nuk përgjoheshin.
KUKËS– Policia e Kukësit ka zbarkuar një natë më parë në Kukës dhe në fshatrat përreth këtij qyteti për një operacion.Dosja.al ka mësuar se efektivët...
TIRANË– Eksperti i ISHP-së, Erion Dasho është shprehur se në QSUT- janë me dhjetëra infermierët dhe mjekët e infektuar me Covid-19. Përmes një reagim...
TIRANË- Një infermiere në shërbimin e urgjencës në qendrën shëndetësore të Kamzës ka rezultuar me koronavirus, por kjo nuk e ka penguar punën këtu. Infermi...
“Isha në polici katër muaj përpara se të zbulohej kjo tragjedi. Isha dhe e frikësuar. Ju tregova që diçka po ndodhte në shtëpinë Josifi. Nuk më morën ser...
TIRANË- COVID-19 vijon përhapjen me shpejtësi. Dosja.al mëson se sot është konfirmuar një rast i ri brenda spitaleve.Sipas informacioneve një mjek që punon...
TIRANË- Studiuesi Auron Tare ka reaguar sërish sot në lidhje me studimin e publikuar prej tij pak ditë më parë. Në një reagim në mediat sociale, Tare shkru...
TIRANË- Dosja.al ka mësuar detaje të reja për lirimin e ish-kreut të Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku. Mësohet se prokurorja e cila kishte marrë në dorë dosjen ...
TIRANË- Agim Kajmaku ka fituar sërish lirinë. Gjykata e Apelit të Tiranës ka zhvilluar sot seancën për masën e sigurisë për ish-kreun e Bashkisë së Vorës, ...