Aktualitet

Operacion anti-drogë në Kukës, sekuestrohen rrënjë kanabisi të mbjella në një fshat, javën tjetër e ka radhën Tropoja

8 Korrik 2020, 14:57 Nga DOSJA
Operacion anti-drogë në Kukës, sekuestrohen rrënjë

KUKËS– Policia e Kukësit ka zbarkuar një natë më parë në Kukës dhe në fshatrat përreth këtij qyteti për një operacion.

Dosja.al ka mësuar se efektivët kanë kryer kontrolle të imtësishme në fshtrat e Kukësit dhe në banesa, rreth të cilave dyshohej se fshiheshin rrënjë kanabisi.

Në përfundim të operacionit, mësohet se janë sekuestruar disa rrënjë kanabisi. Lënda narkotike u gjet e mbjellë në një fshat pranë qytetit, ndërkohë që për ngjarjen në fjalë nuk bëhet me dije të ketë pasur të arrestuar.

Javën që vjen, Policia e Shtetit do të mbërrijë sërish në Veri të Shqipërisë për të zhvilluar një tjetër operacion anti-kanabis. Këtë herë kontrollet do të kryhen në Tropojë dhe në fshatrat përreth.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kukes operacion anti-droge ne kukes sekuestrohet kanabis ne kukes tropoje kukes operacion anti-droge ne kukes sekuestrohet kanabis ne kukes tropoje

Sondazh

Poll