Infermierja me COVID-19, mjekët e qendrës Shendetësore në Kamzë hedhin akuza: S’na morën tamponët (VD)
8 Korrik 2020, 14:49Nga DOSJA
TIRANË- Një infermiere në shërbimin e urgjencës në qendrën shëndetësore të Kamzës ka rezultuar me koronavirus, por kjo nuk e ka penguar punën këtu. Infermierja na tregon drejtoi i qendrës Edmond Driçi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpi ndërsa pjesa tjetër e personelit shëndetësor vijon tu shërbejë qytetarëve.
“Personeli mjekësor ka punuar normalisht deri në momentin që ka shfaq shenjat klinike, i kemi bërë një grafi dhe i kemi parë grafinë kemi komunikuar me një kolege dhe kemi thirrur epidemiologun e zonës. Në momentin që i është marrë tamponi dhe kur ka dalë pozitiv ajo është e vetëkarantinuar në shtëpi. Dhe në lidhje me masat mbrojtëse për personelin janë marrë të gjitha sipas protokollit”, është shprehur Driçi.
Nuk është ende e qartë se ku është infektuar infermierja ndërkohë që mjekët tregojnë se thuajse çdo ditë referojnë raste të dyshuara për Covid 19 tek epidemiologët e zonës.
Qytetarët për tu futur në kabinetet e mjekëve duhet të jenë të pajisur me maksa e të presin në distancë nga njëri tjetri. Megjithkëtë ka që u rrëshkasin rregullave ndonëse janë të afishuara në hyrje dhe në korridore. Bluzat e bardha jashtë kameras shprehin shqetësimin se pas rastit të parë pozitiv në qendrën Shëndetësore asnjë prej tyre nuk është vetë izoluar dhe asnjërit nuk i është marrë tamponi për tu testuar për koronavirus. Ndërsa drejtori Edmond Driçi thotë se askush tjetër nuk ka shfaqur shenja të Covid 19.
“Në mjekësi ka diagnozë dhe tera[o dhe deri më tani asnjë personel mjekësor nuk ka shfaqur shenja nëse do të kemi rast të tillë do të marrim dhe masat e nevojshme. Por nëse unë si personel mjekësor nuk di që të ruaj distancën dhe e di që personeli i urgjencës ka tjetër përgjegjësi në lidhje me këtë”, ka thënë ndër të tjera ai.
Në këtë qendër shëndetësore shërbejnë rreth 50 mjekë, infermierë e sanitarë dhe marrin shërbim mbi 50 mijë qytetarë. Mjekët e familjes aktualisht po ndjekin 7 persona me koronavirus.
“Isha në polici katër muaj përpara se të zbulohej kjo tragjedi. Isha dhe e frikësuar. Ju tregova që diçka po ndodhte në shtëpinë Josifi. Nuk më morën ser...
TIRANË- COVID-19 vijon përhapjen me shpejtësi. Dosja.al mëson se sot është konfirmuar një rast i ri brenda spitaleve.Sipas informacioneve një mjek që punon...
TIRANË- Studiuesi Auron Tare ka reaguar sërish sot në lidhje me studimin e publikuar prej tij pak ditë më parë. Në një reagim në mediat sociale, Tare shkru...
TIRANË- Dosja.al ka mësuar detaje të reja për lirimin e ish-kreut të Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku. Mësohet se prokurorja e cila kishte marrë në dorë dosjen ...
TIRANË- Agim Kajmaku ka fituar sërish lirinë. Gjykata e Apelit të Tiranës ka zhvilluar sot seancën për masën e sigurisë për ish-kreun e Bashkisë së Vorës, ...
BERAT- IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë gjobitur dhe proceduar dy biznese, të cilat ushtronin aktitet të jashtëligjshëm në Malin e Tomorrit. Polic...
DURRËS– Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për tre të arrestuarit, të cilët akuzohen për trafikim të veprave të artit. Togat e zez...
TIRANË-Në kulmin e krizës së koronavirusit më 10 prill, kryeministri Edi Rama iu rikthye retorikës së majtë për t’u dërguar një mesazh publik biznesmenëve ...