Bota

Komisioni Europian miraton fondin gjerman prej 500 miliardë eurosh, ndihmon bizneset e prekura gjatë krizës së Covid-19

8 Korrik 2020, 12:03 Nga DOSJA
Komisioni Europian miraton fondin gjerman prej 500 miliardë eurosh, ndihmon

BRUKSEL– Ditën e sotme Komisioni Evropian njoftoi ditën e sotme se ka aprovuar fondin prej 500 miliardë eurove të Gjermanisë, me qëllim ndihmën e bizneseve që janë goditur më rëndë gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Deri në 400 miliardë euro nga fondi do të jepen në formën e garancive, ndërsa pjesa tjetër do të jenë në dispozicion si hua të rikapitalizimit, siç janë instrumentet e kapitalit neto dhe instrumentet hibride të kapitalit.

Ky vendim e çon shumën e fondeve të miratuara nga Gjermania në 600 miliardë euro, pasi organi ekzekutiv i BE-së më parë kishte dhënë aprovimin e tij për 100 miliardë euro fonde.

Në këto periudha të vështira, ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me anëtarët e asociuar për të gjetur zgjidhje të mundshme dhe për të lehtësuar hyrjen në financa për kompanitë e prekura nga epidemia e koronavirusit, në përputhje me standardet e BE-së.”- ka deklaruar Margrethe Vestager, komisionerja europiane për Politikat e Konkurrencës

 Burimi: teletrader.com

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 600 miliardë euro gjermania komisioni evropian kriza e covid-19 ne europe 600 miliardë euro gjermania komisioni evropian kriza e covid-19 ne europe

Sondazh

Poll

Bota 8 Korrik 2020, 10:23

21 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyçi

TIRANË– Tre vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, të cilët ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlan...