Bota

“Ne nuk e ndaluam hyrjen në xhami”, Kriza e Covid-19 në Serbi, Vuçiç: Fajtori jam unë

8 Korrik 2020, 11:35 Nga DOSJA
“Ne nuk e ndaluam hyrjen në xhami”, Kriza e Covid-19 në

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç teksa ka komentuar situatën e rëndë të pandmisë në Serbi, u shpreh se po merrte përsipër përgjegjësinë për atë që po ndodh.
Ai i është referuar Novi Pazarit, kryeqendrës së Sanxhankut, vend në të cilin shifrat e infeksioneve janë më të frikshme, ku Vuçiç e adresoi problemin te kremtimi i Bajramit, që sipas tij ka qenë shkak për përhapjen e kësaj vale tjetër të Covid-19.

“Unë nuk dija sa duhet për zakonet e miqve tanë muslimanë, boshnjakët tanë. Unë nuk e dija se sa e rëndësishme është Bajrami, sa njerëz shkojnë në xhami. Ne nuk e ndaluam hyrjen në xhami dhe kjo na kushtoi shtrenjtë. Kjo na kushtoi jashtëzakonisht e shtrenjtë, edhe nëse dikush është fajtor për këtë, ky jam unë.”– deklaroi presidenti Vuçiç.

Ndërkohë, ky është i vetmi rast i këtyre javëve pas lirimit të masave shtrënguese, ku aludohet se vatra e rishpërthimit të infeksioneve mund të jetë nga xhami, ku në fakt ka tubim njerëzor me afërsi fizike gati të pakrahasueshme.

Por theksojmë këtu se as në nivel global nuk ka të dhëna apo fakte se tubimet fetare, posaçërisht ato islame, të jenë bërë shkak për përhapjen e infeksioneve të Covid-19.
Megjithatë në Serbi, autoritetet islame morrën vendimin për të mbyllur të gjitha xhamitë.

Deri më tani në Serbi janë regjistruar të infektuar 16.719 persona dhe kanë vdekur  330 të tjerë, që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë, por lajmi i mirë është se janë shëruar 13.366.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic koronavirusi ne serbi aleksander vucic koronavirusi ne serbi

Sondazh

Poll

Bota 8 Korrik 2020, 10:23

21 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyçi

TIRANË– Tre vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, të cilët ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlan...