Aktualitet

Masakruan kambistin në mes të Tiranës dhe i vodhën çantën me 60 mijë dollarë, dënohen me më shumë se 20 vite burg, 4

7 Korrik 2020, 16:30 Nga DOSJA
Masakruan kambistin në mes të Tiranës dhe i vodhën

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin për katër tëe arrestuarit të cilët janë shpallur fajtor për vjedhjen dhe dhunimin e kambistit Agron Shima, ngjarje e ndodhur më 29 mars të një viti më parë.

Dosja.al mëson se në total, katër grabitësot janë dënuar me 20 vite e dy muaj burg. Konrektisht, Gjykata ka dënuar me gjykim të shkurtuar:

-Elvis Fata me 4.4 vjet burg.

-Xhoni Leka (Dido) me 4.4 vite burg.

-Bernard Hoxha me 4.4 vite burg.

-Ervis Berisha me 7 vite burg.

Më datë 29 mars, të një viti më parë, katër të dënuarit grabitën dhe dhunuan kambistin 50-vjeçar, Agron Shima. Në momentin që ky i fundit doli nga biznesi i tij pranë sheshit “Ushtari i Panjohur”, ata iu sulën, e dhunuan dhe i morën çantën me 60 mijë dollarë.

Shima mbeti i plagosur nga goditjet e levave dhe të thikave që kishte marrë nga grabitësit. 1 ditë më pas ata u arrestuan në operacionin e koduar “Valuta”. Të arrestuarit u akuzuan edhe për vjedhje të tjera të ndodhura në Tiranë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron shima bernard hoxha elvis fata ervis berisha xhoni leka agron shima bernard hoxha elvis fata ervis berisha xhoni leka

Sondazh

Poll