Aktualitet

VIDEO/ NASA shkatërron raketën e planifikuar për udhëtime në Hënë, mjeti kalon testin

7 Korrik 2020, 16:06 Nga DOSJA
VIDEO/ NASA shkatërron raketën e planifikuar për udhëtime

TIRANË– Agjensia më e madhe e hapësirës në botë NASA ka ndarë një video befasuese ku shihet se si ka shkatërruar një tank oksigjeni 20 metra të lartë, i cili ishte pjesë e një testimi mbi  raketën e modeluar për të shkuar në Hënë.

Daily Mail shkruan nër të tjera, NASA e testoi këtë raketë për të parë performancën që do të kishte ajo nga forca e trysnive te ndryshme.

Si pasojë e këtij demostrimi shkencëtarët ngelën të kënaqur sepse çdo gjë shkoi sipas pritshmërive të tyre duke thënë se kjo do të jetë raketa më e zhvilluar dhe më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë.

Raketa është planifikuar të bëjë nisjen e saj të parë në Nëntor 2021 për 3 javë ku do të përshkrojë distancën Tokë-Hënë.

Ndërsa në vitin 2024 raketa është planifikuar të dërgojë gruan e parë dhe burrin e rradhës në Hënë.

(i.a.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nasa nasa shkaterron raketen nasa nasa shkaterron raketen

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2020, 14:21

TIRANË- Shefi i zjarrfikëses së Tiranës tregoi momentin kur ata ndërhynë në shtëpinë e familjes Josifi në Tiranë ku në 2 korrik, u gjet e pajetë, Zhaneta d...