Bota

Hoti takohet me Macron: Franca e përkushtuar ta mbështes Kosovën në dialogun më Serbinë

7 Korrik 2020, 15:42 Nga DOSJA
Hoti takohet me Macron: Franca e përkushtuar ta mbështes Kosovën

FRANCË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Francës, Emannuel Macron. Në një reagim në mediat sociale, Hoti shkruan se ndihet i nderuar nga pritja që iu bë në Pallatin Elysee dhe se Macron iu zotua se Franca përkrah Kosovën në dialogun me Serbinë.

Hoti ka publikuar dhe fotografi nga takimi dhe shkruan se raportet e Kosovës me Francën janë shumë të mira dhe se ka marrë mbështetje për vijimin e dialogut me Serbinë

Shumë i nderuar me pritjen nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Raportet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyeshme dhe ne jemi falëndërues për përkrahjen e saj. Përpektiva e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet në këtë pjesë të Evropës. Franca zotohet se do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, i cili duhet të çojë në njohje të dyanshme dhe normalizim të raporteve”, është ky reagimi i kreut të qeverisë së Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti avdullah hoti ne france hoti takohet me macron avdullah hoti avdullah hoti ne france hoti takohet me macron

Sondazh

Poll