Bota

E konfirmon vetë, presidenti brazilian Jair Bolsonaro  rezulton pozitiv me Covid-19

7 Korrik 2020, 15:42 Nga DOSJA
E konfirmon vetë, presidenti brazilian Jair Bolsonaro  rezulton

BRAZIL-Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv me koronavir. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në kanalet televizive braziliane i cili është shprehur se pergjigjen e testit  e ka marrë ditën e djeshme.

“Të gjithë e dinin se Covid-19  do të prekte një pjesë të konsiderueshme të popullatës herët a vonë. Edhe unë kam rezultuar pozitiv ,” tha Bolsonaro.

Më parë të martën, zyra e shtypit e Bolsonaro  ka njoftuar se Presidenti po trajtohej me hidroksilklorine dhe azitromicinë, ndërsa ai priste rezultatin e testit të tij të katërt Covid-19.

Bolsonaro tha ditën e djeshme se   kishte bërë një provë dhe mushkëritë e tij ishin “të pastra” . “Unë kam bërë një ekzaminim të mushkërive. Mushkëritë e mia janë të pastra, mirë? Kam shkuar për të bërë një test  Covid pak kohë më parë, por gjithçka është në rregull.”- tha ai.

Presidenti, i cili ishte i veshur me maskë, paralajmëroi njerëzit që të mos afroheshin pranë tij.  “Ju nuk mund të afroheni shumë pranë meje, OK? Rekomandim për të gjithë,” tha Bolsonaro.

Burimi: CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jair bolsonaro koronavirusi ne brazil jair bolsonaro koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll